Të gjithë lojtarët e Barcelonës negativ në Coronavirus

Prishtinë | 05 Jan 2021 | 21:48 | Nga Ekonomia Online

Të gjithë lojtarët e skuadrës së parë të Barcelonë kanë rezultuar negativë në testet PCR për koronavirus dhe do të jenë gati për t’u përballur kundër Athletic Club të mërkurën

Barcelona ka raportuar të hënën në mbrëmje se dy anëtarë të stafit të Ronald Koeman janë testuar pozitivë për Covid-19, e cila gjë bëri që të shtyhen stërvitjet dhe konferenca për shtyp e së martës.

Të gjithë lojtarët janë testuar të martën (sot) dhe asnjëri prej tyre nuk e kishte virusin, e cila gjë do të thotë se ata do të mund të luajnë kundër Athletic Club.

Stërvitjet e fundit u mban në ora 18:00 kurse në konferencë nga Ciudad Deportiva Joan Gamper foli Koeman në ora 19:45.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme