Të martën tërhiqet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Prishtina, Llapi, Istogu dhe Dukagjini janë katër skuadrat të cilat kanë mbetur në garë për ta fituar trofeun e Kupës së Kosovës për edicionin 2020/21.

Shorti i gjysmëfinales pritet të tërhiqet të martën më 23 mars brenda hapësirave të stadiumit “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 12:00.

Në gjysmëfinale zhvillohen dy ndeshje (vajtje-ardhje), dhe ato do të zhvillohen në muajin prill.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme