Të mërkurën dihet fati i Piatekut

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

“Negociata gjatë lojës do të ishin problem”, ka thënë drejtori sportiv Giorgio Perinetti për Radio Anch’io Sport.

“Sot do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Milan. Ne kemi pasur takime me Rossoneri dhe ne kemi vendosur që pas ndeshjet të flasim edhe për Piatek”.

“Ne kemi vendosur kartat në tavolinë. Në 48 orët e ardhshme ne do të arrim në një përfundim. A do ja del ai në Milan? Shpresoj, me Milanin apo me ne. Do të shohim”.

“Ai është shumë i mirë për të punuar me të dhe ai ka aftësi të madhe teknike. Tifozët e palumtur? I tillë është futbolli”.

“Genoa e zbuloj Piatekun, por po ashtu ka në radhët e saj edhe talentë të tjerë si Kouame. Ne duhet të marrim vendime si drejtorë”.

“Ne po ashtu duhet të konsiderojmë çfarë lloje të lojtarit do të kemi në skuadër dhe të themi ‘jo’. Kur Ballardini u largua, Piatek nuk ishte në formë dhe kishte shënuar vetëm një gol nga tetë ndeshje…”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme