Te Monaco nuk ka shenja të klubit që u bë kampion dy vjet më parë

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Shumë kanë ndryshuar te Lyoni Nice dhe Bordeauxi në vitet e fundit. Të gjitha klubet janë adaptuar dhe kanë rafinuar skuadrën e parë, sistemin e të rinjve dhe strategjinë e rekrutimit.

Kanë shënjestra të ndryshme, por tri klubet kanë gjëra të përbashkëta: promovojnë lojtarë të rinj, transferojnë talente premtuese me çmime të ulëta dhe politika e zhvillimit të skuadrës udhëhiqet nga njerëz në klub që punojnë mbi trajnerin.

Derisa Bordeaux ende ka shumë rrugë për të perfeksionuar këto ide dhe Nice ka pasur telashe për të rikapur atë magji të bizneseve të ish-presidentit Jean-Pierre Rivere, dy klubet po bëjnë tentim të ndryshojnë për shkak të Monacos.

Disa vjet më parë Monaco ofroi një dëshmi dramatike se kjo filozofi mund të sjellë sukses të paprecedentë financiar dhe sportiv në Ligue 1 të Francës në futboll. Mirëpo, pasi ka dhënë këtë shembull te klubet e tjera, Monaco që nga atëherë ka humbur rrugën e vet.

Monaco nuk ka fituar në tri ndeshjet e para në Ligue 1 këtë stinor, por shqetësimi i parë ndaj Strasbourgut të dielën është të përfundojë ndeshjen me 11 lojtarë.

Në ndeshjen e parë të stinorit, në humbjen 3:0 në shtëpi ndaj Lyonit, Cesc Fabregas u përjashtua me të kuq pas një përplasjeje me Leo Duboisin. Në ndeshjen e dytë të humbur 3:0 ndaj Metzit u përjashtua me të kuq Ruben Aguilar dhe Jemerson u përjashtua me të kuq në barazimin 2:2 në shtëpi ndaj Nimesit të dielën, pasi referi konsultoi sistemin e video-përsëritjes, VAR.

Golat nga Wissam Ben Yedder dhe Islam Slimani i dhanë Monacos epërsi 2:0 ndaj Nimesit, por skuadra ra pas përjashtimit të Jemersonit dhe u desh të kënaqej me pikën e parë të fituar këtë stinor.

Të ngjashme