Të premten 32 skuadra kosovare mësojnë kundërshtarët në Kupën e Kosovës

Prishtinë | 23 Nën 2020 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Përveç Superligës së Kosovës në futboll, këtë sezon interesant pritet të jetë edhe lufta për ta fituar Kupën e Kosovës.

Tashmë bëhet e ditur që ditën e premte në ora 13:00 do të ngrehet shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës.

Në short janë ekipet nga Superliga, Liga e Parë dhe dy ekipe të Ligës së Dytë, gjithsejtë 32 skuadra do të jenë pjesë e shortit.

Kujtojmë që vitin e kaluar Kupën e Kosovës e ka fituar skuadra kryeqytetase, Prishtina, e cila e kishte mposhtur Ballkanin.

Vlen të theksohet se fituesi i Kupës së Kosovës do të marrë pjesë në Ligën e Evropës për edicionin e ardhshëm. /Telegrafi

Të ngjashme