Te PSG janë të bindur se do të nënshkruajnë me Messin

Prishtinë | 06 Gus 2021 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Klubi francez, Paris Saint-Germain është i bindur se do ta arrijnë marrëveshjen e duhur së shpejti për ta transferuar Lionel Messin.

Francezët kanë hapur që nga dje bisedimet direkte me argjentinasin, teksa ata ishin të interesuar qysh nga viti i kaluar, transmeton Gazeta Express.

Në dhomat e zhveshjes së PSG-së gjithashtu po rritet besimi se Messi do të vijë.

Përveç kësaj, Neymar dhe Di Maria po bëjnë gjithçka që të bindin yllin argjentinas të pranojë ofertën e klubit nga “Parc des Princes”.

Edhe pse ishte shumë afër arritjes së një marrëveshje, dje u prish gjithçka dhe Barcelona njoftoi se Messi s’do të vazhdojë me ta pas 17 sezoneve të paharruara. 

Të ngjashme