Të rejat më të fundit rreth sagës Ronaldo – Juventus

Prishtinë | 06 Kor 2018 | 15:43 | Nga

Lajmet rreth transferimit të mundshëm të Cristiano Ronaldos në Juventus vazhdojnë të intensifikohen.
Eksperti i tregut të transferimeve dhe gazetarit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, ka dhënë disa lajme të reja rreth largimit të superyllit portugez nga Real Madridi në drejtim të Juventusit.

Këto janë më të rejat që vijnë nga Di Marzio:

Ka shenja pozitive nga Jorge Mendes [agjenti i lojtarit], Ronaldo është drejt largimit nga Madridi, shumë pranë transferimit në Juventus.

Giuseppe Marotta dhe Fabio Paratici [CEO dhe drejtori sportiv i Juves] kanë marrë sinjale pozitive – komunikim direkt me Mendesin, pa pasur nevojë të shkohet në Madrid.

Mendes është duke punuar me Realin për ta konfirmuar marrëveshjen.

Juventusi nuk dëshiron të intervenojë.

Reali e kupton se Ronaldon dëshiron të largohet.

Perez nuk do ta ndryshojë marrëveshjen verbale.

Ndërkohë, gazetari i Sky Sports dhe Guardianit, Fabrizo Romano, raporton se Ronaldo tashmë e ka pranuar ofertën e Realit: 30 milionë euro në sezon deri më 2022.

“Tani, Cristiano është duke pritur që Real Madridit ta lejojë të largohet dhe ta arrijë marrëveshjen e përgjithshme me Juventusin. Mendez po punon për këtë çështje.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme