Të rinjët demokrat në Kobajë, organizojnë aktivitetet sportive

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 12:15 | Nga

Rinia Demokratike e Kosovës nëndega në Kobajë, përmes një aktiviteti sportiv në futboll të vogël, shprehën mbështetjen për Kandidatin për Kuvend Komunal nga Partia Demokratike e Kosovës, Alban Bislimaj me numër 22 dhe veçanërisht për kryetarin e ardhshëm të Prizrenit, Shaqir Totaj.

Demokratët e rinj Kobjanë, si çdo herë më parë, po dëshmojnë se sikur se sonte në këtë aktivitet sportiv, janë të bashkuar edhe për fitoren e rradhës të Partisë Demokratike të Kosovës dhe vizionit të saj për Prizrenin, me numër 94.

Rinia e Kobajës vazhdon të mbetet një resurs i vlefshëm për PDK-në dhe mobilizimi i tyre është tregues i qartë që fitorja e radhës e PDK-së dhe kryetarit të ardhshëm, Shaqir Totaj, do të vie nga rinia, e cila është katalizatore e triumfit të 22 tetorit, fitore kjo që ka vetëm një numër, atë 94.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme