Te skuadra e Premier Leagues me tre të prekur nga Coronavirusi, lojtarët po refuzojnë të ushtrojnë

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Lojtarë të tjerë të Watfordit po refuzojnë të ushtrojnë, pasi te ky klub janë tri prej gjashtë rasteve të Premier Leagues me coronavirus.

Kapiteni i ekipit, Troy Deeney ka treguar se nuk do të paraqitet për stërvitje nga droja se mund të infektohet dhe të dërgojë virusin në shtëpi.

Lojtarët e Premier Leagues i janë nënshtruar testimit të dielën dhe të hënën për koronavirus, ndërsa janë raportuar gjithsej gjashtë raste pas 748 testimeve.

Sipas The Athletic, lojtarë të tjerë të Watfordit i janë bashkuar Deeneyt në qëndrimin për mos të dalë në stërvitje. Një lojtar dhe dy anëtarë të stafit të Watfordit janë prekur nga COVID – 19.

Të infektuarit janë në gjendje të mirë, ndërsa do të kalojnë shtatë ditët e ardhshme në izolim, ashtu si e parashikon protokolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme