Tebas: Girona–Barcelona me gjasa 83 për qind të zhvillohet në Miami

Prishtinë | 17 Nën 2018 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, thotë se ndeshja Girona – Barcelona ka gjasa 83 përq ind që të zhvillohet në Miami.

La Liga ka nisur tashmë një kampanjë promocionale për ndeshjen që do të zhvillohet më 27 janar.

Tebas foli në prononcimin e fundit edhe për PSG, klub të cilin e ka kritikuar kohë më parë për shkelje të cilat nuk u dënuan nga UEFA, e që u vërtetuan nga dokumentet e fundit të publikuara nga Football Leaks.

“Ka gjasa 83 për qind që të ndodhë”.

“Askush nuk më ka dhënë ndonjë dokument që thotë ndryshe, as RFEF e as ndonjë organizatë ndërkombëtare. Ne do të tentojmë ta marrim dritën e gjelbërt nga të gjithë”.

“Askush nuk është përgjigjur, por ne po bëhemi gati, po punojmë deri sa të marrim zyrtarisht një “jo””.

“Nuk mendoj se reklamimi më Miami Herald ishte perfekt. Duhet të respektojmë dëshirën në Amerikë që e kanë për të shikuar futboll”.

“Tani për tani La Liga është më e famshme atje për këtë ndeshje që po flitet se do të zhvillohet se sa për rezultate tjer atë fundjavës”.

“Football Leaks? Këtë e raportuam dy vjet më parë, kur disa njerëz më quanin të çmendur”.

“Nuk keni nevojë për Football Leaks për ta vërtetuar këtë. Thjesht shikoni llogaritë e dy klubeve dhe shihni se si ata praktikojnë doping financiar me sponsorizime të pavërteta. Nuk është e mundur”.

“Duhet të merren masat e duhura dhe të rihapen dosjet. Mendoj se PSG do të dënohet me 90% të gjasave”, deklaroi Tebas gjatë lansimit të një libri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme