Tebas mendon se do të përfundohet stinori në La Liga

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas është i mendimit se gjitha ndeshjet e stinorit 2019-20 në La Liga do të luhen, përkundër pengesave të shkaktuara nga koronavirusi, njoftojnë mediumet spanjolle të dielën, transmeton Koha.net.

Dy kategoritë e para të futbollit në Spanjë janë pezulluar për dy javë, ndërsa qeveria spanjolle do të shpallë një mbyllje nacionale prej 15 ditëve të hënën.

Premier League, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1 po ashtu janë shtyrë së paku deri në prill.

“Unë jam i bindur se do të përfundojmë stinorin. Ne jemi duke punuar me ligat tjera për të përshtatur datat”, ka thënë Tebas për “Cadena Cope”.


Por, ai ka thënë se më tepër do të dihet pas mbledhjes emergjente të UEFA-s të martën.

Të ngjashme