Tebas rizgjidhet president i La Ligës

Prishtinë | 24 Dhj 2019 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Javier Tebas është rizgjedhur zyrtarisht president i La Ligës, për një mandat të ri katërvjeçar.

Ky do të jetë mandati i tretë radhazi i Tebas si i pari i ligës elitare të futbollit në Spanjë.

Asnjë kandidat nuk garoi për këtë post, prandaj komisioni zgjedhor i riemëroi 57-vjeçarin në postin e presidentit të La Ligës.

Mandati i Tebas pritej të përfundonte më 10 tetor të vitit 2020, por ai u regjistruar në mënyrë që të garonte përsëri për president.

Afati për dorëzimin e kandidaturave për president u krye më 16 dhjetor dhe Tebas ishte kandidati i vetëm i paraqitur në komision.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme