Tebas sulmon Barcelonën: Messi nuk e meritonte të largohej ashtu, vendimi nuk ishte ekonomik

Prishtinë | 12 Sht 2021 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka këmbëngulur se Lionel Messi nuk e meritonte të largohej nga Barcelona në mënyrën që u bë dhe largimi i tij mund të ishte shmangur.

Barcelona u përpoq të nënshkruante një kontratë të re me yllin argjentinas pasi kontrata e tij e mëparshme skadoi në fund të sezonit të kaluar.

Por, ata nuk ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje pavarësisht se të dyja palët donin të vazhdonin partneritetin e tyre, me Barcën duke përmendur kufizimet financiare të La Ligas si arsye prapa dështimit.

Tebas pranon se largimi i gjashtë herë i fituesit të Topit të Artë vjen si një goditje për kampionatin spanjollin, edhe më shumë sesa humbja e figurave të tjera të rëndësishme.

“Ashtu si kur Cristiano Ronaldo, Pep Guardiola ose Jose Mourinho u larguan. Ne e dinim që një ditë kjo do të ndodhte”, ka thënë fillimisht Tebas për Sport.

“Ndoshta largimi i Messit ka qenë pak më i dhimbshëm, sepse personalisht e konsideroj atë më të mirin në histori dhe ai nuk e meritonte të largohej ashtu, jo vetëm për Barçën por edhe për La Ligën”.

A ishte i shmangshëm largimi i Messit?

Tebas këmbëngul se 34-vjeçari mund të kishte qëndruar në Camp Nou dhe është i bindur se do të vërtetohet kur të dalin shifrat financiare të klubit.

“Unë e diskutova personalisht atë me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, me telefon dhe me bordin e tij të drejtorëve. U gjetën zgjidhje, nëse arsyeja ishte ekonomike. Nëse ka qenë për një arsye tjetër, nuk mund ta vlerësoj më”.

“Unë mendoj se sezonin e ardhshëm, me numrat që publikon Barca, ne do të shohim nëse Messi me të vërtetë mund të ketë qëndruar apo jo. Dhe megjithëse unë respektoj vendimin e klubit, ju duhet t’i tregoni gjërat ashtu siç janë”.

“Nuk ishte një vendim ekonomik. Unë e di me siguri”, përfundoi i pari i La Ligas. /Telegrafi

Të ngjashme