Telashet e xhudisteve me gjyqtarët dhe me kohën shtesë

Prishtinë | 18 Dhj 2017 | 08:44 | Nga

Nora Gjakovës i kushtoi një vendim i padrejtë i gjyqtarëve. Distria Krasniqit i kushtuan luftërat në kohën shtesë, të njohur si Golden Score.

Janë këto telashet me të cilat janë përballur xhudistet kosovare në këtë vit dhe që ishin prezent edhe në turneun e fundit të vitit, atë Masters, që të shtunën e të dielën u mbajt në St. Petersburg të Rusisë, shkruan sot “Koha Ditore”. Në Masters morën pjesë vetëm xhudistët më të ranguar në botë, ndërsa Nora e Distria garuan të shtunën.

Nora Gjakova garoi në kategorinë deri 57 kilogramë dhe në luftën e parë u përball me jugkoreanen Youjeong Kwon. Nuk pati hudhje e pikë në kohën e rregullt prej katër minutave dhe kështu fituesja u shpall në kohën shtesë, të njohur në xhudo si Golden Score (Pika e Artë).

Në Golden Score, Nora realizoi hudhje në krah të kundërshtares, ndërsa trajneri Driton Kuka vlerëson se ajo ishte për “Waza-ari” që do të nënkuptonte përfundim të luftës. Por gjyqtarët nuk vlerësuan njëjtë, hudhjen e Norës nuk e vlerësuan për pikë dhe më pas xhudistja kosovare mori dënimin e dytë dhe e humbi luftën…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme