Telegraph: Mourinho pritet të shkarkohet sot nga Tottenhami

Prishtinë | 19 Pri 2021 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Forma jo e mirë e Tottenhamit në vitin 2021 ka bërë që drejtuesit e këtij klubit të vendosin për shkarkimin e trajnerit Jose Mourinho, raporton “Telegraph”.

Zyrtarizimi i shkarkimit të teknikut portugez pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme.

Mourinho është nën drejtimin e Tottenhamit që nga viti 2019, megjithatë nuk ka mbushur pritshmëritë e drejtuesve të klubit, sidomos pasi këtë sezon rrezikon inkuadrimin në top-katërshen e Premier Ligës.

Aktualisht, Tottenham renditet në vendin e shtatë me 50 pikë, pesë më pak se West Hami në pozitën e katërt. 

Më 25 prill, Tottenhami do ta luajë finalen e Carabao Cup kundër Manchester Cityt, që është e arritura më e madhe e Mourinhos me Spursat që nga viti 2019. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme