Televizioni publik i Spanjës nuk e përmend emrin e kombëtares së Kosovës as në reklamat para sfidës

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Televizioni publik i Spanjës vazhdon ta trajtojë ndryshe Kosovën pak orë para ndeshjes së sotme të vleshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2022.

Televizioni publik i shtetit të Spanjës nuk po e përmend fare emrin e shtetit tonë, as në reklamat e ndeshjes, e nuk do ta bëjë një gjë të tillë as gjatë ndeshjes, pasi komentatorët e kanë të ndaluar ta theksojnë emrin e shtetit tonë, e poashtu nuk do të jepet në TV as momenti kur intonohet himni i Republikës së Kosovës.

Lexuesit shqiptarë të GazetaBlic Sport që jetojnë në Spanjë na kanë dërguar disa fotografi, ku shihet se si televizioni publik nuk i referohet kombëtares tonë si Kosova, por si Federata e Futbollit të Kosovës.

Më poshtë keni fotografitë nga ky skandal i radhës nga TV publik i Spanjës:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme