Televizioni spanjoll e paraqet Kosovën në këtë mënyrë në tabelën e rezultatit

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

Televizioni publik spanjoll ka paraqitur Kosovën me shkurtesat (kos) me shkronja të vogla në tabelën e rezultatit, përcjell “Zeri.info”.

Kombëtarja e Spanjës po përballet sonte me Përfaqësuesen Kosovën në kuadër të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Pas 15 minutash, rezultati është 0:0, por në sytë e shikuesve të televizionit publik spanjoll “La 1” ka bërë bujë mënyra se si është paraqitur emri i Kosovës në tabelën e rezultatin.

Rezultati momental është 0:0 me një dominim të nikoqirëve.

Të ngjashme