Ten Hag i jep ‘shuplakë’ Tottenhamit, rinovon kontratën me Ajaxin

Prishtinë | 30 Pri 2021 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Erik ten Hag ka nënshkruar një marrëveshje të re si menaxher i Ajaxit, në atë që duket si një goditje e re për Tottenham Hotspur, që e donin në krye të ekipit të tyre.

Trajneri holandez ishte përzgjedhur si favoriti kryesor për të pasuar Jose Mourinhon në vendin e nxehtë të Spurs sezonin e ardhshëm, pas shkarkimit të portugezit nga klubit anglez.

Sidoqoftë, Ten Hag në vend të kësaj ka rënë dakord për kushte të reja me gjigantët e Eredivisie, duke nënshkruar një zgjatje të kontratës deri në vitin 2023.

Është vet klubi holandez nga Amsterdami që konfirmoi rinovimin e kontratës së Ten Hag në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme