Ten Hag nuk garanton në qëndrimin e Ronaldos te Manchesteri

Prishtinë | 28 Gus 2022 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Manchester United ka marrë fitoren e dytë rresht ne kampionatin anglez, Ligën Premier.

Djajtë e Kuq triumfuan në udhëtim te Southampton me rezultat minimal 0-1, duke shkuar në kuotën e gjashtë pikëve pas katër ndeshjeve.

Trajneri i Djajve të Kuq, Erik Ten Hag ka thënë se në dy ndeshjet e para skuadrës së tij i mungonte karakteri.

“Një skuadër duhet të adaptohet dhe të gjejë një mënyrë si të fitojë ndeshjet. Këtë bëmë më së miri ndaj Southampton. Në këtë aspekt vuajtëm në dy ndeshjet e para, veçanërisht në atë ndaj Brentford”.

“Kur një ekip nuk jep 100% në fushë dhe nuk ka karakter apo shpirt gare, atëherë është e kotë të flasim për filozofi apo taktika. Në fillim duhet të jetë shpirti i skuadrës dhe përkushtimi në 100 për qind”, u shpreh Ten Hag.

Tutje trajneri holandez foli edhe për të ardhmen e yllit portugez Cristiano Ronaldos, duke e lënë të hapur mundësinë që ai të largohet nga Old Traford.

“Nuk mund të them se Ronaldo do të qëndrojë, ne do të jemi të vëmendshëm në afatin kalimtar deri në sekondat e fundit të saj. Nëse do të kemi mundësi të firmosim me ndonjë lojtar, atëherë do të godasim”, përfundoi Ten Hag.

Të ngjashme