Tensionet politike mund të bëjnë që Mkhitaryan të humbas finalen e Ligës së Evropës

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Henrik Mkhitaryan mund të humbas finalen e Ligës së Evropës, që më 29 maj zhvillohet në Baku mes Arsenal dhe Chelsea.

Tensionet politike mes Azerbajxhan dhe Armenisë, që datojnë që nga viti 1994, mund të detyrojnë Henrik Mkhitaryan që të humbas finalen e Ligës së Evropës.

Precedentët e të kaluarës nuk janë aspak të favorshme për Mkhitaryan, që tashmë ka humbur disa ndeshje evropiane në Azerbajxhan.

Lojtari nuk ka hyrë në territorin e Azerbajxhan në dy raste, kur Borussia Dortmund është takuar me Gabala në vitin 2015, dhe kur Arsenal në vitin 2018 është takuar me Qarabag.

Mkhitaryanit tani i duhet të kërkojë leje speciale nga qeveria e Azerbajxhan për të qenë në finalen kundër Chelsea në Baku.

Ky rast do të jetë një test i rëndësishëm për UEFA-n për të dëshmuar se sporti gjithmonë duhet të triumfojë para problemeve politike.

Të ngjashme