Ter Stegen me kontratë të re te Barça

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Portieri Marc-Andre Ter Stegen pritet të firmos kontratë të re me Barcelonën, sipas mediumeve spanjolle, të cilat kanë njoftuar se bisedimet mes palëve janë drejt përfundimit.

Mësohet se me kontratën e re, Ter Stegen do të jetë pjesë e Barçës deri në vitin 2024, transmeton Koha Ditore.

27-vjeçari, aktualisht ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2022 kurse në “Camp Nou” u transferua para pesë vjetësh nga Borussia Moenchengladbachu për 20 milionë euro.

Ter Stegen është shndërruar në titullar të padiskutueshëm te Barcelona dhe për këtë arsye klubi dëshiron ta mbajë në radhët e veta sa më gjatë që të jetë e mundur.

“Ter Stegen është shndërruar në njërin prej lojtarëve kryesor në ekip pas Lionel Messit dhe për këtë arsye Barcelona i ka ofruar kontratën e re që do të zyrtarizohet këtë muaj”, ka shkruar “Marca”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme