Ter Stegen: Nuk largohem nga Barcelona, këtë vit duam La Ligan dhe Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Mark-Andre ter Stegen ka thënë se ai nuk do të largohet nga Barcelona këtë verë dhe se klubi .

Gjermani ka shtuar se agjenti i tij dhe klubi kanë negociuar për një kontratë të re para se të fillonte kriza nga COVID-19.

“Nuk ka shanse që unë të largohem nga Barcelona këtë verë”.

“Agjenti im dhe klubi kanë pasur bisedime, por coronavirusi u fut në mes të rrugës dhe nuk kishte kohë për të diskutuar kontratën”.

“Në një kohë kur shumë njerëz shqetësohen për jetën e tyre, ne vendosëm ta shtyjmë atë. Ndihem mirë në këtë qytet, por dhe familja ime gjithashtu”, ka thënë Ter Stegen për Kicker.

Portieri mendon se skuadra është në gjendje të shkëlqyeshme dhe do të luftojnë për trofe në La Liga dhe Ligën e Kampionëve .

“Në nivel fizik, ne rrallë kemi qenë në një nivel kaq të lartë. Edhe mendërisht do të jemi shumë më të përqendruar në ndeshjet që mbesin”.

“Një ndeshje pa tifozë nuk është gjëja më tërheqëse, por topi do të rrokulliset dhe kjo është ajo që na emocionon”.

“Ne jemi në një pozitë të mirë, por Real Madrid nuk do të na fal asgjë”.

“[Në Ligën e Kampionëve] ne kemi një shans të mirë për të arritur në raundin tjetër dhe duhet ta shfrytëzojmë”, deklaroi portieri gjerman. 

Të ngjashme