Ter Stegenit i ofrohet kontratë e re

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Portieri gjerman ka bindur me paraqitjet e tij dhe pritet ta vazhdojë eksperiencën në Camp Nou

Marc-Andre ter Stegen pritet ta vazhdojë eksperiencën në Barcelonë.

Portieri gjerman ka bindur me paraqitjet e tij në Camp Nou, prandaj edhe do të qëndrojë aty.

E përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se përfaqësuesit gjerman i është ofruar një kontratë e re nga kampioni aktual spanjoll.

Barça dëshiron ta bllokojë portierin stabil, pas interesimit të Bayern Munichut për shërbimet e tij.

Nga ana e tij, edhe vetë Ter Stegen është i interesuar për ta vazhduar eksperiencën katalunase.

Viteve të fundit, Barça po ndihet rehat me portierin gjerman në portë. 

Të ngjashme