Tërhiqet shorti në Kupën e Mbretit, Barcelona njoftohet me kundërshtarin e radhës

Prishtinë | 22 Jan 2021 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme është tërhequr shorti për fazën e 1/8 së finales në Copa Del Rey.

Barcelona do të përballet me Rayo Vallecanon si mysafir, kurse ndeshja do të luhet javën e ardhshme, shkruan Gazeta Express.

Kjo fazë luhet me vetëm një ndeshje, pra s’do të ketë ndeshje kthyese.

Athletic Bilbao do të përballet me Alcoyanon, ekipi i cili e eliminoi Real Madridin.

Këto janë të gjitha duelet:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme