Tetë futbollistë të Prishtinës që rezultuan pozitiv në Gjibraltar, pas ritestimit dalin negativ

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Të dielën (dje)skuadra ka ritestuar tetë futbollistët e dal pozitiv në Gjibraltar dhe sërish pas marrjes së mostrave nga IKSHPK, futbollistët kanë rezultuar negativ.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari i sportit, Arlind Sadiku.

“Prishtina njofton se 8 futbollistet qe dolen pozitive ne Gjibraltar, pas ritestimit kane dale negative”, ka shkruar ai.

FC Prishtina ka dorëzuar tërë materialin e saj të provave me ndihmën edhe të avokatëve sportiv evropian.

Klubi është në pritje nga vendimi që do të marr Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë UEFA-s.

Duhet theksuar se nuk është vetëm rasti i Prishtinës që po shqyrtohet, në situatë identike ndodhet edhe skuadra më e madhe sllovake, Slovan Bratislava pas dy herë anulimit të ndeshjes në Ishujt Faroe.

FC Prishtina vazhdon të besojë se çdo vendim i UEFA-s do të jetë i drejtë.

Të ngjashme