Tetë golat e fundit të Real Madridit i ka shënuar Benzema

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Karim Benzema është bërë lojtari i parë i Real Madridit, që ka shënuar tetë gola radhazi, pa asnjë ndalesë. 31-vjeçari ka shënuar tetë golat e fundit të “Los Blancos”, diçka që ndodh për herë të parë në historinë 117-vjeçare të klubit.

Edhe legjenda e “Los Blancos” Cristiano Ronaldo Ronaldo, golashënuesi kryesor i të bardhëve gjatë gjithë historisë, nuk ishte në gjendje ta arrinte këtë rekord.

Kjo seri golash të Benzema filloi katër javë më parë, kur shënoi në minutën e fundit të fitores 3-2 kundër Huesca. Francezi shënoi pastaj në humbjen 2-1 ndaj Valencias, para dopietës në fitoren 2-1 ndaj Eibar.

Benzema shënoi edhe në barazimin 1-1 kundër Leganes, të hënën, por e bëri të vetën “skenën” mbrëmë, duke ralizuar një “hat-trick” kundër Atletico Bilbao, shkruan Marca.

Ai e ka shënuar 30 gola në 50 ndeshje të luajtura këtë sezon, duke qenë zëvendësuesi më dinjitoz i Cristiano Ronaldos në “Santiago Bernabeu”, pasi portugezi shkoi te Juventusi verën e vitit të kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme