Tetë qendër mbrojtës në objektivat e Unitedit: Prej Skriniarit deri te Romagnoli

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 09:08 | Nga

Shefat e Manchester United po punojnë në listën e lojtarëve që ka kërkuar për sezonin e ardhshëm Jose Mourinho.

Ky i fundit u ka rekomanduar tetë lojtarë për qendrën e mbrojtjes, ku njërin prej tyre patjetër e dëshiron në ekip.

Sipas Manchester Evening News, Toby Alderweireld i Tottenham Hotspur mbetet një ndër lojtarët e preferuar, por që 29-vjeçari nuk është opsioni kryesor.

Skautët kanë shprehur shqetësime rreth ‘profilit’ të Alderweireldit dhe belgu nuk është objektivi kryesor.

Një numër mbrojtësish kuptohet se janë në radarin e Djajve të Kuq, përfshirë Raphael Varane (Real Madrid), Jerome Boateng (Bayern Munich), Kalidou Koulibaly (Napoli), Milan Skriniar (Inter), Alessio Romagnoli (AC Milan), Jose Gimenez (Atletico Madrid) dhe Caglar Soyuncu (Freiburg), ku njëri prej tyre duhet të jetë në dispozicion të portugezit.

United aktualisht ka pesë qendër mbrojtës Eric Bailly, Chris Smalling, Phil Jones, Victor Lindelof dhe Marcos Rojon, por që të gjithë nuk e kanë kaluar provimin te Mourinho.

Ndryshe, United gjithashtu është duke kërkuar edhe një lojtar krijues për mesfushë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme