Teuta zyrtarizon Bledi Shkëmbin

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 09:51 | Nga

Pas aventurës një vjeçare në Prizren ku drejtoi Lirinë në Vala Superliga, Blendi Shkëmbi rikthehet në Shqipëri.

Ish-mesfushori dhe kapiteni i Skënderbeut është emëruar zyrtarisht si trajner i Teutës së Durrësit.

Shkëmbi ka marrë pozitën e Gentian Begejës, kontrata e të cilit përfundoi me mbylljen e sezonit.

Kjo është aventura e parë e Shkëmbit si trajner në Shqipëri, ndërsa te Teuta, korçari ka kontribuuar edhe si futbollist.

Ai ka qenë pjesë e durrsakëve në sezonin 2000-2001 dhe në vitin 2007, ndërsa tani rikthehet si trajner.

Shkëmbi kishte sukses të madh në Kosovë, ku arriti ta rendiste klubin prizrenas në pozitën e pestë.

Për Shkëmbin interesim kishin shprehur edhe disa skuadra nga Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme