Thaçi: Përtej dëshirës së dyanshme për të fituar, Anglia ndjehet krenare që na ka ndihmuar të rritemi

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në prag të ndeshjes së Kombëtares së Kosovës, ka thënë se Anglia ndjehet krenare që e ka ndihmuar shtetin më të ri për tu përfaqësuar deri në këtë nivel.

Thaçi  këtë koment e tha përmes facebook, përtej dëshirës së dyanshme për të fituar.

”Kosova e vogël dhe Anglia e madhe sot ndjehen krenare me kombëtaren tonë. Përtej dëshirës së dyanshme për të fituar, Anglia ndjehet krenare që na ka ndihmuar të rritemi, të forcohemi dhe të përfaqësohemi deri në këtë nivel, saqë sot të konsiderohemi kombëtare e denjë për t’i sfiduar në fushën e gjelbër.

Sa herë që djemtë tanë luajnë, Kosovën gjithmonë e bëjnë krenare! HTH”.

Të ngjashme