Thaçi: Pjesëmarrja e Kosovës në Lojërat Olimpike, konsolidim i shtetit

Prishtinë | 20 Kor 2016 | 12:21 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, në prag të lojërave olimpike të Rio De Zhaneiro.

Presidenti Thaçi, tha se po i afrohemi një momenti historik kur Kosova për herë të parë po merr pjesë në lojëra olimpike e këtë e ka bëtë kryetari Hasani me gjithë epiken e tij.

“Kjo ka qenë përpjekje edhe e institucioneve. Kështu që jemi shumë me shpresë dhe optimist që ata do të kthehen me medalje dhe kjo mrekulli do të ndodh por vetë pjesëmarrja e tyre është mrekulli sepse për herë të parë ata do parakalojnë para të gjithë sportistëve tjerë”, tha ai duke shtuar se pjesëmarrja e tyre është edhe ndërkombëtarizim i sportit dhe konsolidim i shtetit të Kosovës.

Më tej, ai theksoi se kjo është një gjë e mirë dhe ne iu urojmë fitore të gjithë sportistëve dhe do ta keni mbështetjen time si president, u shpreh ai.

Kurse, kryetari i komitetit Olimpik, Besim Hasani tha se Kosova merr pjesë me tetë sportistë ku dy janë me normë olimpike.

“Kjo në mënyrë automatike na ka futur në mesin e 50 shteteve më të mira sa i përket sportit. Ne synojmë medalje por përtej medaljeve rëndësi të jashtëzakonshme ka pjesëmarrja jonë e parë. Lojërat olimpike po konsiderohen si ngjarja më e madhe jo vetëm sportive por edhe diplomatike. Iu falënderoj për gatishmërinë që të jeni në këtë ngjarje që dëshmon mbështetjen që ka sporti nga institucionet dhe nuk ka ndjenjë më të mirë kur e kemi këtë mbështetje”, tha Hasani.

Të ngjashme