Thaçi uron Feronikelin për barazimin në kualifikime

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 23:07 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk len ndeshje të Feronikelit pa e shikuar. Thaçi ka komentuar barazimin e Feronikelin kundër “The New Saints”, i vlefshëm për vazhdimin e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Thaçi përmes profilit të tij në Facebook, ka shkruar se Feronikeli vazhdon me suksesin e radhës në garat ndërkombëtare.

“Sonte, me barazim kundër “The New Saints”, rriten shpresat për vazhdimin e kualifikimeve në Ligën e Kampionëve”, ka shkruar ai.

Të ngjashme