The New Saints synon ta eliminojë Feronikelin nga Champions League

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Skuadra uellsiane ka mbërri në Kosovë, ku synon ta eliminojë nga Champions League kampionin aktual të vendit tonë, Feronikeli. Skuadrat do të përballen nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45. Ndeshja e parë, e zhvilluar javën e kaluar në Uells kishte përfunduar baras, 2:2

Kapiteni Paul Harrison thotë se The New Saints do ta kërkojë kualifikimin në rrethin e dytë kualifikues pas ndeshjes së dytë të rrethit të parë kualifikues të Champions Leagues, të cilën do ta zhvillojë nesër mbrëma ndaj Feronikelit.

TNS i pësoi dy gola në momentet e fundit në ndeshjen e parë të zhvilluar javën e kaluar në “Park Hall”, ndërsa “Nikli” e siguroi një barazim solid në udhëtim, 2:2.

Sidoqoftë, portieri i The New Saints thotë se kampioni uellsian mund ta sigurojë fitoren në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Ne ishim në dy vende më parë dhe fituam. Ne do të luajmë me moralin lart edhe pse kemi pësuar dy gola. Ne duhet të shkojmë me besim dhe ta japin më të mirën tonë”, deklaroi Harrison për BBC.

Greg Draper ia dhuroi epërsinë ekipit TNS nga penalltia, ndërsa Aeron Edwards më pas e shtoi epërsinë pas 13 minutash lojë.

Mirëpo, në momentet e fundit, Mevlan Zeka shënoi me kokë dhe më pas Astrit Fazliu nga penalltia për ta lënë ekipin e trajnerit Ruscoe të frustruar.

“Këto gjëra ndodhin në futboll”, theksoi tutke Harrison.

“Ne e dimë se çka na pret dhe e njohim kundërshtarin. Do ta japim më të mirën. Ata mendojnë se e kanë kryer punën dhe ata mendojnë se do të na eliminojnë”, vazhdoi ai.

“Mirëpo, unë nuk mendoj ashtu. Mendoj se mund të shkojmë dhe t’ju shkaktojmë probleme. Kur ju jeni të plagosur, mund të shkaktoni plagë (dhimbje)”, përfundoi ai.

Fituesi i këtij dueli do të përballet me kampionin danez, FC Copenhagen në rrethin e dytë kualifikues, ndërsa humbësi do ta vazhdojë garën në Europa League.

Ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe The New Saints do të zhvillohet të martën mbrëma duke filluar nga ora 20:45. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme