Thellohet kriza e Unitedit në Ligën Premier, mposhtet nga Bournemouthi

Prishtinë | 02 Nën 2019 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Bournemouthi e ka mposhtur Manchester Unitedin me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.

Vendasit ishin më të mirë në pjesën e parë dhe krijuan disa aksione të bukuar derisa erdhën edhe te rruga e golit.

Ishte minuta e 45-të atëherë kur Adam Smith bëri një asistim fantastik te Joshua King që shënoi gol të bukur, për të shkuar kështu në pushimin e pjesës së parë me epërsi.

Bournemouth vs Manchester United (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Djajtë e Kuq kishin një iniciativë më të madhe në pjesën e dytë, mirëpo Bournmeouth ishte e kujdesshme në të gjitha repartet.

Vendasit kishin disa shanse të mira për të thelluar epërsinë, mirëpo David de Gea ishte shpëtimtari që të mos pësonin më shumë gola.

Pas javës së 11-të, Unitedi gjendet në vendin e tetë me 13 pikë, pesë pikë larg zonës që dërgon nga rënia prej ligës, gjersa në xhiron e 12-të do të takohen me Brightonin. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme