Thellohet kriza në Real, dëmtohet një tjetër lojtar i formacionit

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid po kalon një krizë të fortë. Edhe me ndryshimin e trajnerit rezultatet e ekipit madrilen ngelet po ato negative.

Në La Liga Reali është 10 pikë larg Barcelonës kryesuese dhe siç duket e ka humbur garën. Por si të mos mjaftojë kjo Reali tani merr edhe një tjetër lajmi të keq.

Mesfushori gjerman Toni Kroos është dëmtuar dhe nuk do jetë me ekipin në këto ndeshje. Pas vlerësimit të stafit mjeksor Kroos do mungojë 2 deri në tre javë.

Kroos ka pësuar shkëputje muskulare në këmbën e tij të majtë. Lojtarë të tjerë të dëmtuar janë edhe Asensio dhe Bale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme