Thëniet më interesante të Mourinhos si trajner i Unitedit

Prishtinë | 05 Kor 2016 | 23:31 | Nga

Jose Mourinho sot u prezantua edhe zyrtarisht si trajner i ri i Manchester United.

Si zakonisht dha deklarata mjaftë interesante, duke mos lënë anash edhe thumbimet për rivalët për titull të Ligës Premier.

”Kjo nuk është ëndërr, por realitet. Kjo është një punë që e duan shumë njerëz dhe nuk mund ta kenë, kurse unë e kam arritur”.

”Ka disa trajner që e kanë fituar titullin 10 vite më parë [Wenger]. Unë titullin e fundit e kam fituar edicionin e kaluar”.

”Ju mund ta fitoni një ndeshje, ose një kompeticion të shkurtë pa luajtur mirë, por nuk mund ta fitoni Ligës Premier duke luajtur keq”.

”Transferimet? Ne kemi 4 synime, 3 prej të cilave i kemi arritur. Na ka mbetur edhe një”.

”Pas largimit nga Chelsea muaji i parë ishte i mirë, i dyti jo edhe aq kurse pastaj ishte katastrofë”.

”Giggs u largua sepse dëshiroi postin e menaxherit, kurse Man Utd ma dha atë post mua”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme