Theo Hernadez: Në Real Madridi më ofenduan dhe kritikuan shumë, bëra budallallëqe

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Theo Hernadez ndien se është pjekur shumë që prej se u largua nga Real Madridi dhe iu bashkua Milanit.

Mbrojtësi i majtë foli për kohën e kaluar në Real Madrid dhe për disa vështirësi që i kishte përjetuar gjatë asaj periudhe.

“Më ofendonin dhe kritikonin shumë. I bëra disa budallallëqe, por tani jam pjekur shumë si person”, tha Hernadez për La Gazzetta dello Sport.

“Veten e vlerësoj si djalosh argëtues dhe të qetë, që kalon shumë kohë në shtëpi me qentë apo duke shikuar tenis në TV”, shtoi ai.

Ai foli edhe për kalimin në Milan dhe faktin se drejtori i kuqezinjve, Paolo Maldini, kishte kërkuar me ngulm që ai t’i bashkohet klubit italian.

“Për mua ishte nder, sepse ai e ka shkruar historinë në futboll. Ai ishte tejet bindës, nuk m’u desh shumë për ta pranuar ofertën”, përfundoi ai

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme