Theo i dërgon mesazh PSG-së

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Theo nuk dëshiron të lëvizë nga Milano. Ish mbrojtësi i Realit pëlqehet nga PSG.

Theo Hernandez është i lumtur te shtatë herë kampionët e Evropës, Milan.

Paris Saint Germain është duke e pëlqyer shumë ish-mbrojtësin e Real Madridit, por 22-vjeçari duket se e di çfarë do.

Ai është i përkushtuar te Milani për të përfunduar sa më mirë sezonin aktual, dhe të rinisin edhe më mirë atë 2020/21.

“Jemi të lumtur që jemi rikthyer të luajmë”, tha Hernandez. “Është ajo çka duam të bëjmë”.

“Shpresojmë që ta përfundojmë sezonin mirë dhe të nisim sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Mesazh i qartë nga Theo se e sheh veten pjesë të Milanit edhe vitin e ardhshëm.

Të ngjashme