Theo, kërkesa e befasishme e Zidanit

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Zizu e do në Bernabeu sërish Theon

Sipas Don Balon, mbrojtësi i majtë i Milanit, Theo Fernandez, befasisht është lidhur me një rikthim te Real Madrid.

22-vjecari ishte për dy vite lojtar i Realit para se të kalojë në San Siro në verën e vitit 2019.

Zinedine Zidane e do edhe një mbrojtës të majtë dhe befasisht është duke u përmendur Hernandez, për të cilin Reali mund të bëjë ofertë gjatë verës, një vit pasi ia shiti Milanit për 20 milionë euro.

Duket se Zizu nuk i beson Sergio Reguilonit, të huazuar në Sevilla, derisa Marcelo po shkon drejt fundit të karrierës.

Ferland Mendy është zgjedhja e parë e Zizu, por e do një tjetër në stol, për të kompletuar skuadrën.

Të ngjashme