Theo paralajmëron Interin

Prishtinë | 13 Mar 2021 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Theo Hernandez ka paralajmëruar Interin lidhur me titullin në Serie A.

Ani pse Interi po bën mirë dhe është me pikë para të gjithëve, Theo beson se deri në fund ende asgjë nuk dihet.

“Interi është përpara, por në ndjekje jemi ne, Roma, Juve. Dy vite më parë ishte vetëm Juve. Ne jemi atje dhe do të luftojmë deri në fund. Interi është një ekip i mirë, por Juve është më e fortë. Nuk ka mbaruar, gjithçka është akoma e hapur”, u shpreh Theo.

Të ngjashme