Theo shumë afër Milanit, zbulohen kushtet e transferimit pas takimit me Maldinin

Prishtinë | 24 Qer 2019 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Theo do të shkojë në Milan në formë huazimi dhe do të fitojë 2 milionë euro në sezon.

Përveç Dani Ceballos, duke se dëshira tjetër e madhe e Paolo Maldinit për ta transferuar në Milan është mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Theo Hernandez.

“El Chiringuito TV” ka siguruar një foto të Maldinit dhe Theos duke pirë kafe së bashku në mëngjesin e së dielës në Ibiza, ku raportohet se kanë diskutuar për mundësinë që 21-vjeçari t’i bashkohet Milanit.

Maldini ia ka prezantuar Theos projektin e ri të ekipit italian dhe duke parë që nuk bën pjesë në planet e Zinedine Zidane, mund edhe ta mendojë largimin.

Sezonin e kaluar ai luajti në formë huazime ti Real Sociedad, ndërsa raportohet se sezonin 2019/20 do të huazohet te Milani.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Reali është i hapur që ta huazojë futbollistin që në vitin 2017 e bleu për 24 milionë euro nga Atletico Madridi.

Milani vetëm duhet t’ia plotësojë kushtet personale Theos, që ka rrogën 2 milionë euro.

Edhe “Calciomercato.com” shkruan se transferimi mund të jetë afër finalizimit dhe se futbollisti do të huazohet me opsionin e blerjes për 18-20 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme