Thiago arrin marrëveshje katërvjeçare me Liverpoolin

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Thiago Alcantara do të jetë futbollisti i ri i Liverpoolit sapo Bayern Munich të mbyllë garën e Champions League.

Mesfushori spanjoll ka arritur marrëveshjen me anglezët, por gjithçka është mbajtur e fshehtw.

Trajneri Jurgen Klopp nuk ka dashur që t’i prishë punë Bayern Munchen duke i marrë mesfushorin para Champions Leagues.

Ai ka kërkuar që të mbahet e fshehur diçka e tillë për të mos shpërqendruar lojtarin.

Gazetari Mohamed Bouhafsi bën me dije se skuadra e Liverpoolit do të nënshkruajë një marrëveshje 4-vjeçare me Alcantaran.

Ai do të luajë në Premier League sezonin e ardhshëm.

Të ngjashme