Thiago Silva largohet nga PSG-ja në verë

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e Thiago Silva duke se do të jetë larg Paris Saint Germanin. Mesa duket palët nuk kanë arritur të gjejnë marrëveshjen për rinovimin e kontratës së brazilianit, që skadon në Qershor.

Sipas mediave franceze, agjenti i 35-vjeçarit u ka kërkuar francezëve rinovimin për dy vjet, por klubi nga Parc des Princes nuk ka pranuar. Drejtori sportiv, Leonardo deklaroi se Thiago Silva duhet ta mbyllë me sukses aventurën e tij 8-vjeçare me francezët për t’i lënë vendin talenteve të rinj.

Kështu klubi i ka ofruar një kontratë prej profesionisti 17-vjeçarit, Tanguy Kouassi, gjithashtu një nga objektivat e Parisit për markaton e verës është Koulibaly i Napolit. Pavarësisht situatës së krijuar, Thiago Silva mund të rikthehet te Milani, ekip ku ka luajtur nga viti 2009-2012.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme