Thiago Silva mund të mbetet në Paris

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Veterani i mbrojtjes në javët në vazhdim mund ta vazhdojë kontratën me kampionin francez

Thiago Silva mund të mbetet në Paris Saint-Germain edhe pas këtij sezoni.

Qendërmbrojtësit brazilian do t’i skadojë kontrata me kampionin aktual francez në muajin qershor.

Mirëpo, portali italian “Calciomercato” shkruan se PSG-ja e ka bërë gati një kontratë të re për ish-përfaqësuesin brazilian.

Ndërkohë, spekulohet se mbrojtësi me përvojë mund të rikthehet në Milan gjatë verës që po vjen.

Nëse nënshkruan kontratë të re me PSG-në, 35 vjeçari duhet ta pranojë edhe zvogëlimin e rrogës.

Silva e kishte arritur kulmin e karrierës tek Milani, ndërsa ka vazhduar me formë të mirë edhe në Paris që nga viti 2012. 

Të ngjashme