Thomas Bach rizgjidhet president i IOC-së deri në vitin 2025

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Thomas Bach e ka fituar edhe një mandat në postin e presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Gjermani do të qëndrojë në krye të IOC-së deri në vitin 2025.

Bach është rizgjedhur president të mërkurën, për mandatin e tij të fundit në krye të IOC-së.

Juristi gjerman nuk kishte kundërkandidat dhe fitoi 93:1, ku katër anëtarë abstenuan. Tetë vjetët e deritashme të Bachut në krye të IOC-së janë përfshirë nga skandali i dopingut në Rusi dhe nga shtyrja e Lojërave Olimpike në Torino vitin e kaluar.

“Shumë faleminderit nga thellësia e zemrës për këtë besim të treguar”, ka thënë Bach.

Ai ka thënë se Tokio është përgatitur për të organizuar Lojërat Olimpike në mënyrën më të mirë dhe ka thënë se Lojërat Olimpike do të hapen më 23 korriku, përkundër kufizimeve për shkak të pandemisë COVID-19.

Të ngjashme