Thomas Strakosha mund t’i bashkohet sot një klubi tjetër të Premierligës

Prishtinë | 11 Kor 2022 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Thomas Strakosha u nda së fundmi me Lazion pasi i skadoi kontrata me klubin italian.

Dhe, portieri shqiptar tash po shikon përpara.

Gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano raporton se interesim për përfaqësuesin shqiptar ka shfaqur klubi anglez, Brentford, përcjell “Gazeta Express”.

Madje, sipas tij, palët kanë arritur marrëveshje dhe Strakoshës i ka mbetur vetëm t’i bëjë vizitat mjekësore dhe ta nënshkruajë më pas kontratën me klubin e Premierligës.

Paraprakisht, interesim për portierin shqiptar kishte shfaqur edhe gjiganti britanik, Manchester United.

Por, sipas të gjitha gjasave, tashmë ish-portieri i Lazios do t’i bashkohet Brentfordit.

Të ngjashme