Thurami kërkohet nga Fiorentina

Prishtinë | 24 Maj 2020 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Fiorentina është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit të Bourssia Moenchengladbachut, Marcus Thuram, shkruan “La Nazione”. Marcus është i biri i mbrojtësit të famshëm francez Lilian Thuram.

Thuram i është bashkuar Gladbachut nga Guingampi në verën e vitit të kaluar. Ndryshe nga babai i tij, Thurami është sulmues që mund të luajë si në qendër ashtu edhe në krah.

Ai ka realizuar 12 gola dhe i ka asistuar nëntë tjerë në 35 ndeshje në të gjitha garat.

Të ngjashme