Thyhet rekordi në futbollin italian, debuton sulmuesi 15-vjeçar

Prishtinë | 23 Dhj 2016 | 08:58 | Nga

Genoa bëri histori duke i dhënë sulmuesit Pietro Pellegri debutimin e tij në Serie A, në moshën 15 vjeç e 280 ditë.

Sulmuesi erdhi nga bankina në minutën e 88-të gjatë humbjes 1-0 të Genoas ndaj Torinos në mbrëmje e së enjtes.

Me moshën, 15 vjeç e 280 ditë, Pellegri thyen rekordin e të gjitha kohërave të vendosur nga Amedeo Amadei si lojtari më i ri që debuton në kategorinë më të lartë të futbollit italian.

Momenti i debutimit në Serie A të sulmuesit 15-vjeçar

Amadei kishte luajtur për Romën në barazimin 2-2 ndaj Fiorentinës në vitet e largëta, më 2 maj të 1937.

Pas sulmuesin të Juventusit, Moise Keane, ai është lojtari i dytë që luan në Serie A, dhe që është i lindur në mijëvjeçarin e ri apo pas vitit 2000.

Ndërsa, në fakt, ai është i pari që ka lindur në vitin 2001 dhe që luan në Serie A, pasi ai u lind më 17 mars të 2001.

Të ngjashme