Thyhet statuja e Ibrahimoviqit

Prishtinë | 05 Jan 2020 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Sërish është dëmtuar statuja e Zlatan Ibrahimoviqit në afërsi të stadiumit të Malmos, raporton Reuters.

Ajo madje është hequr krejtësisht nga baza e saj, transmeton Koha.net.

Statuja e yllit të Milanit ishte inauguruar në tetorin e vitit të kaluar, por ai zemëroi tifozët e Malmos duke thënë se do të shndërronte rivalin e qytetit, Hammarby klubin më të madh në Skandinavi.

Kujtojmë se Ibrahimoviq kishte bërë emër te Malmo FF para se të bënte karrierë në Holandë, Itali, Spanjë, Francë e SHBA.

Statuja e tij gjatë kësja periudhe ishte sulmuar disa herë.

Të ngjashme