Tifozët anglezë “pushtojnë” Prishtinën, habiten me mikpritjen

Prishtinë | 16 Nën 2019 | 15:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndeshja e nesërme ndërmjet Kosovës dhe Anglisë, ka shtuar interesimin e tifozëve dhe gazetarëve anglezë.

Njëri nga gazetarët që ka ardhur në Prishtinë, në një prononcim për EkonomiaOnlie, shpreh falënderimin për mikpritjen e kosovarëve. Ai tha se është ndier i befasuar me pritjen që po iu bëjnë atij dhe tifozëve anglezë.

“Për fat të keq, Kosova nuk u kualifikua por e ka edhe një shans tjetër për kualifikim direkt për EURO 2020 (nëpërmes Ligës së Kombeve). Jemi këtu faktikisht sepse Kosova vetëm para disa viteve u pranua në UEFA dhe FIFA dhe është mbresëlënëse se sa shumë ka arritur për vetëm disa vite”.

“Pres të jetë një lojë e mirë, Anglia veçse është e kualifikuar dhe mendoj që do të jetë një lojë fer”, tha ai.

Në Kosovë kishte tifozë që kishin ardhë për herë të parë.

“Është hera ime e parë këtu më pëlqen atmosfera. Njerëzit janë shumë miqësorë. Ne jemi këtu edhe për kampanjën që ka organizuar Kosova për të mirëpritur ekipin tonë është një kampanjë shumë e mirë dhe njerëzit i janë bashkangjitur kësaj kampanje”.

“Pashë edhe tifoz që kanë ardhur nga Anglia të cilët janë të befasuar me mikpritjen ndaj tyre, është diçka shumë e veçant. Përgëzime për këtë kampanjë të mrekullueshme”, tha ai.  

“Njerëzit janë fantastikë, atmosfera është absolutisht shumë e mirë”.

Pronari i një lokali në Prishtinë për Ekonomia Online ka treguar se po mundohen të i bëjnë të ndihen si në shtëpinë e tyre tifozët anglezë.

“Ne po mundohemi me çdo kusht që ta bëjmë më të voglën për këta sepse kanë bërë shumë për neve. Besoj që janë duke u ndjerë si në shtëpinë e tyre. Janë shumë të kënaqur me pritjen, e meritojnë edhe më shumë por kjo është çka mundemi të bëjmë”, tha ai.

Njëri nga tifozët e shumtë u shpreh i habitur me çmimet e birrave në Kosovë.

“Birra është shumë e mirë këtu, dhe shumë e lirë”, tha ai.

Të ngjashme