Tifozët brazilianë po mbushin tribunat pavarësisht lojërave monotone

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Loja është e ngadaltë dhe me plot faulle, çdo ndeshje transmetohet në televizion dhe të gjithë lojtarët më të mirë të rinj tashmë janë larguar. Por, nëse shikueshmëria është ndonjë matës, atëherë futbolli brazilian po shijon një rilindje.

Shikueshmëria mesatare në nivelet më të larta këtë edicion në kampionatin brazilian është 21.135 shikues për ndeshje, më e larta që nga viti 1983. Pesë ekipe nga Serie A e Brazilit këtë edicion kanë tërhequr mbi 30 mijë spektatorë për ndeshje, ende pa përfunduar gjysma e fazës së parë. Për herë të fundit një mesatare e tillë e tifozëve pa përfunduar kjo fazë, është regjistruar në vitin 1976.

“Është mahnitëse të kemi shikueshmëri mesatare për ndeshje sikurse para 36 vjetësh, në mes të një krize masive ekonomike. Duket se futbolli ka filluar rilindjen në vendin tonë dhe këtë më së miri po e dëshmojnë tifozët”, është shprehur Paulo Vinicius Coelho, njëri prej gazetarëve më të mirë sportivë në Brazil. “Edhe pse loja është e ngadaltë, ka shumë faulle, mungojnë lojtarët më të mirë, tifozët nuk po ndalen. Mbi të gjitha, ndeshjet po transmetohen në televizion, por sërish tifozët janë të pranishëm në tribuna. Ky është një sinjal i mirë”.

Arsyet e sakta të rritjes së shikueshmërisë janë të vështira të përcaktohen, por Coelho theksoi se skemat e blerjes dhe anëtarësimit të klubeve braziliane që po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara, janë një faktor i rëndësishëm.

Të ngjashme